Torres ikën në janar, vjen Falcao

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Klubi anglez i futbollit Chelsea, pritet të ndërrojë sulmues gjatë merkatos së janarit. Sipas asaj që raporeton gazeta sportive torineze "TuttoSport", ka shumë mundësi që Fernando Torres të largohet nga "Stamford Bridge" për të bërë të bërë të mundur realizimin e ëndrrës së Roman Abramoviç: mbërritjen e Radamel Falcaos.
Manjati rus i Chelsea-t është gati të paguajë klauzolën e kartonit të sulmuesit kolumbian të Atletico Madrid, 60 milionë euro.
Por cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit spanjoll? Nëse shifrat nuk do të jenë të ekzagjeruara Juventus është gati të ndërhyjë në merkato, duke parë edhe nevojën e një sulmuesi, por ekziston mundësia edhe e një rikthimi të mundshëm te Liverpool ose Atletico Madrid.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!