Vilanova: La Liga nuk ka mbaruar

Edw | Monday, November 26, 2012 |

Menaxheri i Barcelonës, Tito Vilanova, thotë se gara për titullin e La Liga nuk ka mbaruar pavarësisht se skuadra e tij ka krijuar 11 pikë diferencë ndaj rivalit kryesor për titull, Real Madridit.

“Ne shënuam shumë shpejt në pjesën e dytë dhe kjo e përcaktoi ndeshjen. Pjesa e parë ishte ajo çfarë pritëm, pasi ata janë një skuadër që punojnë mirë së bashku dhe shpërndahen shpejt”.

“Ende ka shumë për të luajtur, 75 pikë janë shumë. Po ashtu mbani mend se një vit fillimisht ishim 11 pikë para Real Madridit dhe pastaj duhej të shkojmë në Bernabeu dhe të fitojmë”.

“Atletico (Madrid) ka pasur një start të mirë, që nuk është befasi pasi ata përfunduan shumë fuqishëm sezonin e kaluar. Gjithë çfarë mund të bëjmë është të fokusohemi të mposhtim Athletic (Bilbaon, në fundjavë). Dua të fokusohem vetëm në ne”, ka thënë Villanova.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!