Ch.League, ja favoritët sipas basteve

Lina's | Friday, December 21, 2012 |


Pas përcaktimit të dueleve, kompanitë e basteve kanë nxjerrë koefiçientët përkatës për secilën skuadër në rrugën drejt kualifikimit.
Milani kuotohet me koefiçientin 8 për kalimin e fazës, ndërsa katalanasit me 1.05. Në super-sfidën tjetër, atë mes Realit të Madridit dhe Manchester United, spanjollët e Mourinhos shihen si favoritë. "Los Blancos" kuotohen në 1.55 ndërsa anglezët e Ferguson në 2.2.
1.3 është koefiçienti i kualifikimit të Bajernit përballë Arsenalit, ndërsa skuadra e Venger vlerësohet me 3.2. Barazpeshë totalë në sfidën Porto-Malaga ku të dyja skuadrat kuotohen në 1.8, ndërsa gjermanët e Dortmund shihen si favoritë në sfidën me Shakhtarin, 1.4 me 2.7.
Edhe PSG shihet favorite në sfidën me Valencian. Kualifikimi i francezëve kuotohet me 1.6, ndërsa spanjollët me 2.1.
Juventusi shihet si super-favorit për të kaluar në çerekfinale kundrejt Celtic. Kualifikimi i bardhezinjve kuotohet me 1.15, ndërsa ai i kampionëve skocezë me 4.7.
Schalke 04 shihet si favorite ndaj turqëve të Galatasaray. Gjermanët, që aktualisht janë në kërkim të një trajneri, kuotohen me 1.5, ndërsa kualifikimi i turqëve të ‘perandorit’ Terim kuotohet me 2.35.
Ndeshjet e para të kësaj faze të Champions League luhen më 12-13 dhe 19-20 shkurt. /Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!