Ferguson: Respekt për O’Neill
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka shprehur respekt të madh për trajnerin e Sunderlandit, Martin O’Neill dhe ka lëvduar aftësitë e tij, duke hedhur poshtë kritikat ndaj tij.
Manchester United takohet me Sunderlandin nga ora 16:00 dhe Ferguson ka shprehur respekt të madh për homologun e tij, të vënë nën kritika pas rezultateve të dobëta.
“Martin O’Neill ka fituar tri tituj me Celticun dhe i ka dërguar ata në finalen e UEFA Cup. Ai ka qenë te Aston Villa dhe te Leicesteri. Atij i ishte bërë një pyetje qesharake javën e kaluar, nëse ai ka ende besim. Ishte pyetje e çmendur, një ofendim i madh për një menaxher të jashtëzakonshëm”, është shprehur Ferguson.
Category: Futboll