Granit Xhaka sjellë yjet kosovare te futbollit në Prishtinë

Lina's | Monday, December 24, 2012 |

Futbollisti kosovar i Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka dhe babai i tij, Ragipi, kanë marrë iniciativë që verën e vitit 2013 të organizojnë një ndeshje në Prishtinë ndërmjet yjeve të futbollit kosovarë që luajnë gjithandej Evropës dhe klubit futbollistik Prishtina.

 Graniti ka thënë se kjo ndeshje do të jetë një në kuadër të lobimit të Kosovës për pranim në institucionet ndërkombëtare të futbollit. “Do të tentojmë që t’i sjellim yjet e Kosovës që verës të zhvillojmë një ndeshje miqësore me Prishtinës.

Le ta dinë të gjithë se çfarë lojtar ka vendi ynë dhe çfarë shteti jemi”, ka thënë Granit Xhaka në emisionin sportiv të rtk-së. Edhe babai i Graniti, Ragipi, ka thënë se më t’u kthyer në Zvicër, do të mundohet që këtë ide të Granitit ta bëjë realitet. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!