Lamela: Me golat e mi, Roma në Champions

Lina's | Monday, December 24, 2012 |


Talenti i madh argjentinas, i Romës Erik Lamela, pas ndeshjes së mbrëmshme mes Romes dhe Milanit, ka folur rreth ndeshjes dhe ecuris së skuadrës së tij. Numri 8 i Romes, ka bërë të ditur se skuadra e tijë do t'ia dal të kualifikohet për në Ligen e Kampionëve, falë golave të tij.

"Për këtë formë që jam duke e kaluar, meritat më të mëdha i ka trajneri Zeman, i cili ka punuar shum me mua. Por, nëse je në një skuadër me kampion të mëdhenj, si Totti, Osvaldo,Pjanic dhe De Rossi, është shum e lehtë të shënosh. Më parë asnjëherë nuk i kisha bërë 10 gola, ndërsa tani mendoj se do ta kaloj shifren e 20 golave, dhe me golat e mi edhe Romën do ta dërgoj në Ligën e Kampionëve" tha talenti argjentinas.

Më tej ish lojtari i River Plates, foli edhe për Daniele De Rossin, dhe për përformancen e tij në ndeshjen ndaj Milanit.

"Një lojtar si Daniele, te skuadrat e mëdha siç është Milani, e ëndërrojnë, ndërsa ne e kemi, dhe kemi luksin që ndonjëherë ta lëmë edhe në bankën rezervë, por jo gjithmonë" përfundoi ylli i Romes, Erik Lamela. (Betim Zeqiri/ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!