Majlinda, Supersportistja e vitit 2012E vlerësuar si e pankonkurrencë në sportin e Kosovës, xhudistja Majlinda Kelmendi të martën ka fituar çmimin “Supersportistja e vitit 2012” nga Grupi Koha. Kjo kompani për të 14-tën herë me radhë bëri shpalljen e laureatëve më të mirë të sportit kosovar. Kelmendi pas shumë vitesh nuk e fitoi çmimi e sportistes së vitit. Këtë herë ajo ia lëshoi rrugën sportistëve të tjerë, dhe njëri nga dy çmimet më prestigjioze, sportiste e vitit 2012, shkoi për xhudistin tjetër të klubit të Ipponit, Nora Gjakova. Ndërkohë, epiteti i sportistit të vitit i takoi Shpëtim Idrizit, futbollist i Trepçës ’89. Ndër çmimet e tjera, Driton Kuka ka fituar çmimin për punëtorin më të mirë të sportit për vitin 2012, pastaj Mexhid Devaja është nderuar me mirënjohje për vepër jetësore si dhe familja e gazetarit të ndjerë Kemajl Çarakaxhiu, me mirënjohje post-mortem. (ORAinfo)

Lina's | Tuesday, December 25, 2012 |


E vlerësuar si e pankonkurrencë në sportin e Kosovës, xhudistja Majlinda Kelmendi të martën ka fituar çmimin “Supersportistja e vitit 2012” nga Grupi Koha.

Kjo kompani për të 14-tën herë me radhë bëri shpalljen e laureatëve më të mirë të sportit kosovar. Kelmendi pas shumë vitesh nuk e fitoi çmimi e sportistes së vitit.

Këtë herë ajo ia lëshoi rrugën sportistëve të tjerë, dhe njëri nga dy çmimet më prestigjioze, sportiste e vitit 2012, shkoi për xhudistin tjetër të klubit të Ipponit, Nora Gjakova.

Ndërkohë, epiteti i sportistit të vitit i takoi Shpëtim Idrizit, futbollist i Trepçës ’89. Ndër çmimet e tjera, Driton Kuka ka fituar çmimin për punëtorin më të mirë të sportit për vitin 2012, pastaj Mexhid Devaja është nderuar me mirënjohje për vepër jetësore si dhe familja e gazetarit të ndjerë Kemajl Çarakaxhiu, me mirënjohje post-mortem. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!