Messi premton trofe për vitin 2013

Lina's | Tuesday, December 25, 2012 |


Duke bërë bilancin e këtij viti, Messi ka deklaruar për “Mundo Deportivo” se nuk është i kënaqur, ndonëse ka arritur që të thyejë rekorde të panumërta golash e të shënojë shifrën e çmendur të 91 golave gjatë vitit 2012.

“Jam i kënaqur për golat dhe rekordet, por viti mund të kishte qenë më i mirë përderisa u përket titujve. E them gjithmonë që të rëndësishëm janë trofetë kolektivë dhe golat e mi, pa tituj, nuk kanë asnjë rëndësi. Shpresoj që të heq nga mendja kujtimin e hidhur të Chelseat. Vazhdoj të mendoj se në ato dy ndeshje e meritonim më shumë të shkonim në finale. 

Do të punojmë, në mënyrë që të jemi përsëri në finale dhe të fitojmë gjithçka. Ky është objektivi që i kemi vënë vetes dhe duhet të përfitojmë nga momenti i mirë që po kalojmë për ta arritur”, tha argjentinasi.

Në fund, ai ka falënderuar edhe tifozët argjentinas, ndërsa ka shtuar se rinovimi me Barcelonën ishte një tjetër hap drejt objektivit të karrierës së tij.

“Një arsye shumë e madhe, pse mund ta cilësoj të lumtur këtë vit, është për shkak të dashamirësisë së treguar ndaj meje nga të gjithë tifozët argjentinas në çdo stadium, ku kemi luajtur me kombëtaren. Gjithashtu, të mos harrojmë se kam rinovuar edhe kontratën me klubin. 

Ëndrra ime është të mbyll karrierën te Barça dhe me këtë rinovim eci një tjetër hap rreth plotësimit të kësaj. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!