Nowitzki human: Luan basketboll në spitalin e Fëmijëve (video)
Ylli i NBA-s, Dirk Nowitzki ka fituar zemra e shumë adhuruesve të basketbollit, kur në internet është postuar një video në të cilën shihet se si ai luan mini-basket në një spital të Fëmijëve me fëmijët e sëmurë.
Basketbollisti gjerman, megjithë angazhimet e shumta, ka ndarë kohë dhe ka shpërndarë dhurata në spitalin e Fëmijëve në Dallas.
Ai është ndalur në dhomën e vogëlushit Will Kolassa duke e zhvilluar një lojë 1 në 1. Will, edhe pse është tifoz i Chicago Bullsave, ai është kënaqur nga kjo vizitë. (ORAinfo)
Category: Futboll