Milani deshi t’ia presë flokët El Shaarawyt!

Lina's | Tuesday, December 25, 2012 |


Parukieri Sebastian Muscilo, tek i cili vijnë të gjithë lojtarët e Juventusit dhe Milanit, tregon se klubi “kuqezi” i kishte kërkuar t’i bënte një model flokësh më pak ekstravagant sulmuesit Stephan El Shaarawy.

“Kur ai u bë pjesë e ‘kuqezinjve’, klubi kërkonte që unë t’ia prisja kreshtën, por Stephani këmbënguli që ta mbante. Kështu që unë ia shkurtova në mënyrë që të mos dukej edhe aq shumë. Ai vjen shpesh tek unë, pasi kërkon që modeli i tij të jetë perfekt dhe rregullon ndonjë të papritur të vogël. Tashmë ky model është bërë mjaft i modës dhe më vijnë në ditë 5-6 adoleshentë, që duan të ngjajnë si ai”, tregon Muskilo.

Më pas, ai thotë se si u bë i suksesshëm. “Klienti im i parë ka qenë Gennaro Gattuso. I pëlqeu modeli që i bëra dhe pas tij nisën të vinin Alesandro Costakurta, Alessandro Nesta e Kakhaber Kaladze. Fjalë pas fjale, e tani të gjithë më kërkojnë”, ka thënë në fund Muscilo. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!