Real Madrid në kërkim të një portieri të dytë

Lina's | Monday, December 24, 2012 |


Reali i Madridit është në kërkim të një portieri cilësor për sezonin e ardhshëm, që të jetë një konkurrent i fortë i Iker Casillasit për vendin e titullarit. Synohet një “gardian” me autoritet në fushë, mundësisht të jetë titullar me kombëtaren e tij, ndoshta edhe një portier jospanjoll.

Me këtë lëvizje në merkatos nuk është se vihet në dyshim pozicioni i Iker Casillasit, por kërkohet të shmanget cdo situatë e pakëndshme në rast të dëmtimit të 31-vjecarit, apo të rënies së rendimentit të tij në fushë në një moment të caktuar. Lojtari që i përshtatet më shumë këtij profili është pa dyshim belgu Tibo Kurtua i Atletikos së Madridit, belgu i dhënë në formën e huazimit nga Chelsea tek skuadra e Diego Simeones.

Në Madrid mendojnë se ka shumë diferencë në cilësi mes Iker Casillasit dhe portierit të dytë Adan, i aktivizuar në takimet e Kupës së Mbretit dhe së fundi në transfertën e Malagas, ku pësoi 3 gola. Pikërisht kjo humbje vuri nën akuzë Jose Mourinhon, i cili gjithmonë e ka shprehur hapur mendimin e tij se i duhet një portier i dytë, për t’i bërë presion Casillasit.

Që nga viti 2002, kur Reali drejtohej nga trajneri aktual i kombëtares spanjolle, Visente Del Boske, Iker Casillas ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe në asnjë moment nuk e kanë ndier presionin e portierit të dytë, edhe kanë qenë emra të njohur si Sezar, Karlos Sancez, Diego Lopez dhe veterani polak Dudek.
Ndoshta pas një dekade si i pazëvendësueshëm ka ardhur momenti që edhe Kasillas ta kuptojë cfarë do të thotë rivaliteti për një vend titullari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!