Robinho nuk lagohet në janar, por verës
Sulmuesi i Milanit, Robinho, pritet që të kompletojë rikthimin e tij te Santosi, por vetëm gjatë verës, gjithnjë sipas agjentit dhe babit të lojtarit, Gilvan de Souza.
Robinho është lidhur me një rikthim te Santosi, ku ai e filloi karrierën në vitin 2002, por babai i tij thotë se në janar kjo nuk do të ndodhë.
“Këto janë vetëm spekulime, ai nuk do të largohet nga Milani në janar. Jam i sigurt se ai do të shkojë te Santosi gjatë verës”.
“Robinho nuk do të largohet nga Milani në janar. Ai nuk dëshiron që të irritojë tifozët e klubeve tjera. Rossonerët tashmë kanë shitur sulmuesit tjerë, kështu që nuk do ta lënë atë të largohet”, ka thënë De Souza.
Category: Futboll