Cavani sërish shpëton Napolin (video)
Fiorentina dhe Napoli kanë luajtur baras 1:1 gjysmë-derbin e javës së 21 në Serie A.
Roncaglia i ka dhënë epërsinë Fiorentinës në minutën e 33, kurse Edinson Cavani ka barazuar shifrat në minutën e 42 pas asistimit të Mark Hamshikut.
Në pjesën e dytë skuadrën nuk kanë arritur të shënojnë golin e fitores, ndërsa për Napolin kanë luajtur dy futbollistët shqiptarë, Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli.
Ishte pikërisht Xhemajli ai i cili zëvendësoi Behramin në minutën e 55.
Pas këtij barazimi, Napoli zë vendin e dytë në renditje me 43 pikë, aq sa ka edhe Lazio. Lider mbetet Juventusi me 48 pikë. (ORAinfo)
Category: Futboll