Çmendet Abramovich, i ofron Guardiolas 63 milionë euro

Edw | Saturday, January 12, 2013 |

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, si duket është çmendur me ofertën e fundit që i ka ofruar strategut spanjoll Pep Guardiola që kap shifrën prej 63 milionë eurosh, nëse ai pranon që në tre vitet e ardhshme t’i drejtojë Blutë.
Biznesmeni rus ka kohë që po e kërkon një trajner të denjë që t’i vazhdojë sukseset që i nisi Mourinho, por assesi nuk po e gjen një trajner që t’ia plotësojë kërkesat atij.

Edhe pse i ka bërë oferta edhe më parë Guardiolas, ai asnjëherë nuk e ka bindur ish-trajnerin e Barcelonës që t’i pranojë ato.
Por kësaj radhe, duket se shuma e ofruar vërtet do t’ia ndërrojë mendjen strategut spanjoll, njofton AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!