E rrahën policin, mbesin pa lojë (Video)

Unknown | Saturday, January 19, 2013 |


Një sulm fizik i një portieri ndaj policit në fushë i ka kushtuar të gjithë futbollit uruguaian, i cili është ndalur për 10 ditë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes Penarol dhe Nacional në kryeqytetin Montevideo. Portieri i ekipit Nacional, Jorge Bava u arrestua për grushtim në fytyrë të policit në detyrë. Ndalesa është zyrtarizuar nga presidenti i Federatës së futbollit të Uruguait, Bauza.

Dhuna ka shpërthyer edhe në tribuna, ndërsa një person ka mbetur i lënduar rëndë nga plagosja me armë ndërmjet grupeve të tifozëve të të dy ekipeve që përbëjnë derbin e madh të këtij vendi.

“Jemi marrë vesh (me ministrin e brendshëm) që të marrim vendim dhe të dërgojmë sinjal se ka kufij që duhen respektuar. Ajo çka ndodhi nuk guxon të përsëritet”, tha Bauza.  

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!