Parashihet rritje e numrit të lojtarëve kosovarë në Shqipëri

Unknown | Saturday, January 19, 2013 |


Llogaritja si lojtarë vendorë do të hapë dyert e skuadrave të Superligës së Shqipërisë për futbollistët kosovarë. Kështu të paktën vlerëson mbrojtësi Alban Dragusha, i cili ka luajtur një kohë të gjatë në Shqipëri.

Aktualisht në 14 skuadrat e Superligës së Shqipërisë luajnë më pak se 10 futbollistë nga Kosova. Ky numër, sipas Dragushës, do të jetë dukshëm më i madh nga edicioni i ardhshëm, kur edhe do të nisë llogaritja e lojtarëve nga Kosova si vendorë në Shqipëri.

"Në Kosovë ka lojtarë të talentuar, çdo ekip ka një, dy apo tre lojtarë që pa problem do të mund të luanin në Shqipëri, madje në ekipet më të forta", ka thënë Dragusha shkruan koha. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!