Klopp i thotë jo Real Madrid

Unknown | Saturday, January 12, 2013 |

Kush mund ti thotë jo pankinës së Realit. E pa imagjinueshme por këtë e ka bërë trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klopp. Ai nuk është i interesuar për zëvendësimin e Jose Mourinhos në stolin e Realit të Madridit. 

I pyetur nga një gazetë spanjolle, pasi një sondazh e vendosi në krye të preferencave të tifozëve në rast të largimit të trajnerit portugez, Klopp falenderoi, por theksoi se “nuk ka kohë për Realin”. 

“Nga rezultatet e kësaj ankete duket se shumë prej spanjollëve panë dy ndeshjet tona në grupe me Realin dhe i pëlqeu loja jonë. Mbase, madrilenët duan një tjetër trajner gjerman, por për fat të keq, unë nuk kam kohë”, tha Klopp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!