Lampard askush nuk e do te Chelsea

Lina's | Monday, January 07, 2013 |

Çfarë të keqe i ka bërë Chelsea-t ky njeri pasi askush se do në këtë momente? Frank Lampard-it nuk do ti ofrohet një kontratë e re me Chelsean, ka njoftuar menaxheri i tij Steve Kutner. 34 vjeçari do të largohet nga klubi, ku erdhi më 2001, në fund të këtij sezoni me statusin e futbollistit të lirë. 

“Gjatë Kampionatit botëror për klube në Japoni, drejtuesit e Chelseat kanë njoftuar Frankun se nuk do ti ofrohet kontrata e re për vazhdimin e qëndrimit në klub. Ai do të largohet në fund të këtij sezoni. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim”, deklaroi Kutner për mediet angleze. Lampard spekulohet se kërkohet nga Queens Park Rangers, Manchester United dhe Arsenal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!