Messi u pa sot në Milano!
Lionel Messi është në Milano. Lojtari më i mirë në botë është parë në qytetin ku pas pak ditësh do të ketë kundërshtar skuadrën e këtij qyteti. Por prezenca e Messit në Milano është bërë për një arsye tjetër.
Superylli argjentinas ka udhëtuar me aeroplan privat për ti takuar drejtuesit e firmës të vëshjeve, Dolce Gabana, Messi pati takim dhe falënderim me Domenico Dolce dhe Steffano Gabban krijuesit e firmës së njohur botërore.
Ishin pikërisht këta dy persona ata që dizajnuan veshjen e Lionel Messit në ceremoninë e Topit të Artë ku Messi u shpallë lojtari më i mirë në botë.
"Ju falënderoj për atë që keni bërë dhe bëni për mua. Jam i nderuar që bashkëpunoj me persona të tillë" i'u tha Messi dizajnerëve italian./Indeksonline/
Category: Futboll