Barça, vetëm një fitore në 7 El Clasicot e fundit

Unknown | Wednesday, February 27, 2013 |

Barcelonës nuk po ia do assesi në El Clasico. Skuadra katalunase dominonte absolutisht ndaj Real Madridit në periudhën e Pep Guardiolës, por së fundmi nuk i ka aspak punët mirë. Kryesuesit e La Ligas kanë e fituar vetëm 1 nga 7 ndeshjet e fundit përballë ekipit madrilen. 

Katalunasit kanë regjistruar vetëm 1 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje përballë skuadrës së Jose Mourinhos, e cila dalëngadalë po e merr dominimin në El Clasico, të cilin e konfirmoi edhe mbrëmë, duke fituar 3:1 në Camp Nou, në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Copa del Rey. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!