Pepe s’ka përmirësim, sërish problematik (Video)

Unknown | Wednesday, February 27, 2013 |

Si zakonisht, përballja në mes të Barcelonës dhe Real Madridit nuk kalon pa incidente. Kjo ndodhi edhe mbrëmë dhe për këtë është përkujdesur kush tjetër përveç qendërmbrojtësit mysafir, Pepe.

Reprezentuesi portugez ka një histori të gjatë me futbollistët e Barcelonës. Të martën mbrëma e përcolli nga bankina duelin ku bashkëlojtarët e tij dominuan në Nou Camp, kurse në minutën e 78-të, trajneri Jose Mourinho e inkuadroi në lojë në vend të Mesut Ozilit. Për ato pak minuta sa kaloi në fushë, Pepe arriti të shkaktojë një tollovi. 

Në një duel me disa futbollistë të Barcelonës, ai filloi të godet me këmbë e duar, e pas intervenimeve nga Sergio Busquets e Jordi Alba, u rrëzua në tokë. /Fish Media/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!