FIFA bën gati pasaportën biologjike
FIFA është në prag të miratimit të një projekti të ri që ka të bëjë me lojtarët në fushë. FIFA ka vendosur që të bëjë testet e urinës dhe gjakut të çdo futbollisti pjesëmarrës në aktivitet, që të hidhet poshtë çdo dyshim i mundshëm për përdorimin e dopingut.
“FIFA po zhvillon plane për të ndërthurur këtë metodë të re, duke përfshirë një “pasaportë biologjike” të urinës dhe gjakut, për Kupën e Konfederatave dhe Kupën e Botës Brazil 2014, ku testime të plota para dhe gjatë turneut do të zhvillohen për të gjithë lojtarët” deklaroj një zyrtar i FIFA-s./Indeksonline/
Category: Futboll