Forja në Angli, shtyhen për penallti VIDEO

Unknown | Sunday, February 24, 2013 |


Një moment interesant u pa në finalen e kupës Capital One mes Swanseas dhe Bradford. Skuadra e Michael Laudrup kishte siguruar fitoren dhe për këtë lojtarët shprehnin dëshirën për të shënuar gola personal.
Një penallti për Swansean i përçau du futbollistët e Swanseas, De Guzman dhe Dyer. Dy lojtarët u afruan pranë topit për të marrë përgjegjësinë e goditjes së penalltisë.
Ndërmjetës i zgjidhjes së këtij kontesti u bë sulmuesi Michu i cili e bindi futbollistin Dyer që të lëshojë pe për të lënë De Guzman që të godas atë. Në fund dy lojtarët festuan golin së bashku.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!