Stramaccioni: Interi i lodhur nga Europa League!

Lina's | Monday, February 18, 2013 |

Katër gola në një ndeshje Interi i kishte pësuar një vit më parë, në 8 Shkurt 2012 ndaj Romës, por nga largësia e 12 muajve skuadra zikaltër duket se nuk ka bërë asnjë hap përpara. Projekti i shumëpërfolur mbi bazat e emrave të rinj po ngjall dyshime të mëdha sepse ai që duhej të ishte arkitekti i një Interi të freskët, duket se shkeli në një dërrasë të kalbur në Firenze dhe tashmë duhet të përballet përditë me zërat që e shikojnë të ardhmen e tij larg Milanos. 

Copëzat e Interit janë ngado pas shpërthimit në “Artemio Franchi” dhe tekniku i ri ka për detyrë t’i mbledhë sa më shpejt për të krijuar një tablo të qartë të situatës sepse javët ikin me shpejtësi dhe tashmë vëmendja duhet përqëndruar në derbin e qytetit. “Do të jetë një javë vendimtare por fillimisht duhet të mendojmë për Europa League dhe më pas për ndeshjen derbi ku duhet të fitojmë. 

Në fushë pashë një skuadër të lodhur dhe këtu nuk ka të bëjë moduli me të cilin luajtëm. Unë gabova por dua të theksoj se sa herë luajmë në Europa League skuadra është e lodhur”. 

Stramaccioni nuk u trembet kritikave që e cilësojnë si të dështuar në pankinën zikaltët, madje ai është i hapur t’i pranojë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!