Allegri: 2-0, jo rezultat aq i mirë

Unknown | Tuesday, March 12, 2013 |


Masimilliano Allegri deklaroj para ndeshjes me Barcelonën se skuadra e tij nuk duhet të futet në fushë me komoditet. Allegri tha se rezultati 2 me 0 nuk është edhe aq i mirë pasi që është vështirë për të ditur se si duhet të mbrohet.
"Unë bëj thirrje për qetësi te skuadra jonë. Ne na duhet të shënojmë gol sepse do të lehtësoheshin gjërat. Pavarësisht rezultatit 2 me 0, ne kemi respekt të madh për Barcelonën. Kjo është një lojë që mund të shkojë 95 minuta dhe ora ecën ngadalë. Rezulati 2 me 0 nganjëherë të komplikon gjërat sepse nuk di se si të luash për ta mbrojtur. Kemi ardhur këtu edhe pse nuk pritej sepse na quanin si kurban të Barcelonës" deklaroj Allegri./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!