Futbollisti Enrique ia thotë birrës në bankinë (Video)

Unknown | Thursday, March 07, 2013 |

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në elitën e futbollit spanjoll. Enrique de Lucas, i cili po qëndronte në bankinë, është kapur nga kamerat duke pirë birrë në një gotë plastike, para se të futej në fushë në humbjen e Celta Vigos nga Sevilla me rezultat 4:1, në ndeshjen që u zhvillua të hënën mbrëma.

35 vjeçari, i cili në të kaluarën kishte luajtur një sezon në Chelsea, është pjesë e Celta Vigos dhe klubi mund të ndërmarrë masa ndaj tij për këtë gjest, sepse siç dihet, futbollistëve nuk iu lejohet konsumimi i alkoolit para lojës. Kushedi nëse Enrique e ka parë mirë topin pas inkuadrimit të tij në lojë… /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!