Rooney gjenë "prehje" me Maradonën

Unknown | Friday, March 08, 2013 |


Pak ditë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi dhe lënia në bankën rezervë për pjesën më të madhe të ndeshjes, Wayne Rooney ka gjetur "prehje" pas kësaj jave zhgënjyese.
Rooney është takuar me legjendarin Diego Armando Maradonë në qytetin e Manchesterit. Ylli anglez ka darkuar në një restorant në Manchester me njërin nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Rooney menjëherë ka postuar një foto në Facebook me Maradonën duke e përshkruar atë si idhull të tij.
"Ndihem krenar që kam një foto me Maradonën. E adhuroja që kur isha i vogël. Maradona mbetet një nga më të mirët ndonjëherë" shkroi Rooney./indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!