Interista dhe racista, gjeste të pista

Unknown | Friday, March 15, 2013 |


Tifozët e Interit patën rastin të shohin një Inter të madh në ndeshjen ndaj Tottenham duke zhvilluar ndoshta ndeshjen më të mirë të stinorit.
Por ata tifozë të paktë që ishin në stadium nuk treguan edhe kulturën e duhur. Tifozët e Interit kanë fyer lojtarët me ngjyrë të Tottenhamit në baza raciste. Lennon, Adebayor e Gallas ishin disa të fyerit nga tifozët e Interit. Këtë rast e ka dënuar edhe trajneri i Tottenhamit, Andres Villas Boas.
"Unë jam i sigurtë se UEFA do ti dënoj ata. Ata kënduan këngë fyese për disa lojtarë të skuadrës tonë. Nuk është hera e parë që i ka ndodhur diçka e tillë Interit" deklaroj Villas Boas.
Interi pritet të marrë dënimin e radhës për të njëjtën arsye pasi që javë më parë është dënuar me 43 mijë euro pasi fyen Mario Balotellin në derbin e Milanit./indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!