Përsëri na presin "ethe" dhe ndeshje titanësh, në të dy kompeticionet

Unknown | Friday, March 15, 2013 |


Sot në Nion të Zvicrrës hidhet shorti i çerekfinaleve të Champions Leguae dhe i Europa League. Këtë eveniment mund ta ndjekni live në portalin Indeksonline.
Në ora 12 do të hidhet shorti për Champions League ndërsa gjysmë orë më vonë, pra në ora 12 e 30 do të hidhet shorti edhe për Europa League.
Ftohet Mcmanaman që ta hedhë shortin.
Ndeshja e parë do të jetë përballja Malaga-Dortmund.
Ndeshja e dytë: Real Madrid- Gallatasaray.
Përballja e tretë PSG- Barcelona.
Dhe përballja e fundit Bayern Munchen-Juventus.
Siç edhe mund të shihet nga shorti prapë do të kemi përballje gjigandësh. Sidomos dy përballjet e fundit PSG-Barcelona dhe Bayern Munchen-Juventus.Përballje diç më të lehtë do të ketë Real Madridi ndaj turqve të Gallatasarayt, ndërsa më e niveluar do jetë përballja Malaga-Dortmund.
Vlen të theksohet se përballjet e para do të luhen në datat 2 dhe 3 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit me 9 dhe 10 prill.
Fillon hedhja e shortit për Europa League.
 Në skenë paraqitet Patrick Kluivert, i cili do i tërheq edhe shortet.
Përballja e parë që zgjedhet nga dora e Kluivert është Chelsea-Rubin Kazan.
Përballja e dytë është Tottenham –Basel.
Përballja e tretë është përballja Fenerbahce-Lazio.
Dhe përballja e katërt është  është Benfica-Newcastle.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!