Pique: Kualifikohet Barcelona 4 gola ndaj Milan
Humbja 2-0 e pësuar në ndeshjen e parë në “San Siro” nuk ka ndikuar në besimin e Barcelonës për kualifikimin në çerekfinalet e Champions. Jo vetëm kaq, por qendërmbrojtësi Gerard Pique beson tek një goleadë, një sukses 4-0 që do të kompletonte një përmbysje historike për katalanasit në “Camp Nou”.
“Besoj se do t’ia dalim mbanë. Kemi një skuadër të shkëlqyer dhe ndonëse luajmë ndaj një ekipi të madh në Europë, jam i bindur që do t’ia dalim mbanë”, deklaroi Pique, në konferencën për shtyp përpara superpërballjes së të martës.

Category: Futboll