Ronaldo kërkon ta thyejë rekordin 90 golësh të Messit

Unknown | Saturday, March 16, 2013 |

Që Cristiano Ronaldo e Leo Messi janë lojtarët më të mirë në botë, kjo s’ka dyshim. Mirëpo, shtrohet pyetja se cili do ta mbyll vitin me më shumë gola. Në vitin 2011, ylli portugez e kishte fituar ‘Pichichin’ (titullin e golashënuesit në La Liga) me 41 gola, ndërsa argjentinasi triumfoi në vitin 2012 me 50 sosh.

Ronaldo shënon het-trik, ndërsa Messi i përgjigjet me tjetrin. Ish futbollisti i Manchester Unitedit është duke u munduar që ta kalojë rekordi e numrit 10 të Barcelonës, për golat e shënuar për një vit të plotë. Messi kishte realizuar 90 gola vitin që shkoi, duke e kaluar shifrën historike të Gerd Muller, i cili kishte realizuar 84 gola në vitin 1972, me Bayernin dhe Gjermaninë. Në vitin 2013, Ronaldo ka realizuar 20 gola nga 17 ndeshje. Vetëm një më pak se sa kishte sënuar Messi vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë vjet. Argjentinasi kishte shënuar në 17 ndeshjet e para të vitit 2012, 21 gola.

Ronaldo është duke u treguar i pamëshirshëm për kundërshtarët këtë vit. Sonte, ai synon ta vazhdojë serinë e frikshme të golave ndaj Mallorcas, në përballjen e radhës të Real Madridit. A do ta arrijë Ronaldo shifrën e 90 golave në fund të vitit? Kjo mbetet të shihet! /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!