BundesLeague: E kush do ta besonte një finale gjermane?

Edw | Thursday, May 02, 2013 |

As optimistët më të mëdhenj, ata gjermanë, nuk do ta besonin se në finale të Ligës së Kampionëve sivjet do të përballeshin pikërisht dy skuadra gjermane, Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi.
Kurrë më parë në histori të këtij kompeticioni nuk kishte ndodhur që dy skuadra nga Bundesliga të përballen në finale.
Madje, Dortmundi, i cili e eliminoi Real Madridin në gjysmëfinale, pas rezultatit të përgjithshëm 4:3, ka qenë vetëm një herë në finale të Championsit, në vitin 1997, kur e kishte mposhtur Juventusin. Pra, verdh e zinjtë e kanë fituar vetëm një herë këtë kompeticion.
Fytyrë krejt tjetër ka Bayerni, i cili i ka fituar katër trofe të Championsit dhe është në kërkim të të pestit.
Pas dështimit në vitin 1999 në finale me Manchester Unitedin, pastaj më 2010 ndaj Interit dhe vjet me Chelsean, Bavarezët shpresojnë që ta fitojnë këtë eveniment, ku janë kualifikuar tri herë në finale vetëm në katër vjetët e fundit.
Sidoqoftë, Bundes (Champions) League do të mbyllet më 25 maj, kur edhe do të zhvillohet finalja e Wembleyt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!