Vdes portieri kroat Turina

Edw | Thursday, May 02, 2013 |

Portieri kroat, Ivan Turina ka ndërruar jetë mbrëmë papritur. Portieri i skuadrës suedeze AIK, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në autopsitë e para të bëra për vdekjen e tij, është konfirmuar se vdekja e 31 vjeçarit ishte natyrore.
Turina ishte zgjedhur në vitin 2009 si portieri më i mirë në ligën kroate, si portier i Dinamo Zagrebit. Turina po ashtu mbronte edhe ngjyrat e përfaqësueses kroate për 4 vjet me radhë.
Portieri shtatgjatë kroat ishte i kërkuar para pak vitesh edhe nga skuadra të njohura të Series A por që zgjodhi qëndrimin në Suedi pasi që e kishte familjen atje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!