Mediat spanjolle: Barcelona, e shkatërruar
Në Spanjë është koha për t’i shëruar plagët. Pas humbjes së Real Madridit, ka ardhur koha e Barcelonës.
Derisa skuadra e Jose Mourinhos ka provuar, duke i mbajtur shpresat gjallë deri në fund, për Barcelonën ishte një disfatë totale.
Mediat spanjolle nuk kanë përtuar t’i ‘mëshojnë’ me tekste gjigantit katalunas. Portali katalunas, Sport, flet për një shkatërrim të Barçës.
“Mënyra më e turpshme dhe e dhimbshme për të dalë nga kjo garë”, ka shkruar kjo uebfaqe, duke shtuar se “Pa Messin, nuk kishte mrekulli”.
E përditshmja tjetër katalunase, El Mundo Deportivo e ka kritikuar lojën e Cesc Fabregasit, i cili nuk ishte askund mbrëmë. “Bayerni e eliminoi Barçën”, ishte fillimi i shkrimit.
“Camp Nou është lodhur nga Cesc. Pas rezultatit 1:0, shumica e vërshëllimave ishin për të”, vazhdon shkrimi.
“Nga sulmi Eto’o, Messi e Henry, në vitin e sukseseve, kaluan në sulmin Pedro, Villa e Fabregas, një kompani torturuese me të padukshmin Sanchez”, analizon kjo e përditshme, e cila e duartroket vetëm të riun Bartra.
Sa u përket të përditshmeve madrilene, sulmi ishte dyfish. “Barça u dërrmua nga një ciklon”, shkruan Marca. “Çka ka mbetur nga ekipi i Pep? Skuadra që kishte fituar 14 tituj nga 19 të mundshëm, tash ka nevojë për një revolucion të vogël. Është hera e parë që Barça ka nevojë për të investuar. Emrat janë Guaita, Hummels, Marquinhos, Neymar. Është momenti për të blerë”, vazhdon shkrimi. “0-7, e vështirë të harrohet”, shkruan Marca.
Kurse, e përditshmja tjetër As shkruan se Barcelonës i mungoi karakteri. “Mungoi motivi, kishte vrapime pesimizmi”, shton kjo e përditshme.

Category: Futboll