Rezultatet e raundit të dytë të "US Open"

Unknown | Saturday, August 31, 2013 |

Më poshtë sjellim rezultatet e raundit të dytë të US Open, një nga katër “Grand Slam-et” në tenis. 

Serbi Novak Gjokoviq e ka mundur gjermanin, Benjamin Becker me rezultat, 7-6(2) 6-2 6-2. Spanjolli, Marcel Granollers e ka mundur Rajeev Ram nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat, 3-6 4-6 6-2 6-3 7-5. 

Julien Benneteau nga Franca e ka mundur teniserin tjetër nga Franca, Jeremy Chardy me rezultat 6-4 6-3 6-4. Gjermani, Tommy Haas e ka mundur Lu Yen-Hsun nga Tajvani me rezultat 6-3 6-4 7-6(3). 

Rusi, Mikhail Youzhny e ka mundur ukrainasin, Alexandr Dolgopolov me rezultatin 7-5 6-1 6-3.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!