Shqiptari që përqafoi Ronaldon, çfarë respekti në burg

Unknown | Friday, August 30, 2013 |

Rrëfimi i Shqiptarit Ronald Gjoka. Ai jeton në SHBA, është dënuar me dy ditë burg vetëm sepse ka përqafuar idhullin e tij Cristiano Ronaldo. Gjoka 19 vjeçar nuk ka pothuaj kurrë shanse ta shohë Real Madridin, Live. E megjithatë atij shansi i erdhi “te shtëpia”, kur, dy javë më parë, madrilenët zhvilluan një ndeshje në qytetin ku jeton Ronald Gjoka, në Miami kundër FC Chelsea, në “Guiness International Champion Cup”.
Ndeshjen, bashkë me kupën, e fitoi Reali me rezultatin 3:1 ndërsa dy gola i shënoi, kush tjetër vec idhulli i Ronaldit, Cristiano Ronaldo. Duke parë se sa afër e kishte heroin e tij, Gjoka nuk mundi ta përmbante ë veten: ai vrapoi në fushë, edhe pse kjo është e ndaluar, u gjunjëzua para Cristianos dhe pastaj e përqafoi atë. 
Ronaldo fillimisht u duk i befasuar, por megjithatë ia bëri qejfin adhuruesit të tij, e përqafoi edhe ai. Një skenë e këndshme kjo por e papranueshme për personat që bënin sigurimin e ndeshjes. Ata ia dorëzuan Gjokën menjëherë policisë, e cila pa një pa dy, e futi atë në burg ku u desh të qëndronte dy ditë. Kjo e shndërroi në yll në SHBA, Ronaldin 19 vjeç, shkruan bild.de.
Me të hyrë në burg, të burgosurit e tjerë e dinin tashmë nga televizioni se çfarë kishte ndodhur, kështu që atij ia dhanë pseudonimin “Celebrity” (i famshmi). Ndërsa Gjoka më vonë për mediat ka thënë: “Unë e ndjek Cristianon që nga koha kur ai ka luajtur për Mançesterin. Jam një fans i madh i tij, ai është idhulli im. Një shans i tillë për të qenë kaq afër tij, më jepet vetëm një herë në jetë”. Në këto rrethana, nuk është aspak çudi që studenti shqiptar e ka marrë “me shaka” qëndrimin dyditësh në burg. “Për diçka të tillë ia ka vlejtur t`i kaloj dy ditë në burg”, ka thënë Ronald Gjoka./Fish Media/

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!