Arrihet marrëveshja për Ozil?
Cadena Cope raporton se Arsenali është pajtuar që të paguajë 47 milionë euro për mesfushorin gjerman.
Negociatat e nivelit të lartë janë duke u zhvilluar ende mes përfaqësuesve të të dy klubeve, ndërsa Arsene Wenger shpreson ta kompletojë transferin para mbylljes së afatit kalimtar.
Edhe pse publikisht ka deklaruar se është i lumtur te Los Blancos, mesfushori ofensiv është i gatshëm që të kalojë në Emirates. /Telegrafi/
Category: Futboll