Në prani të rreth 61 mijë shikuesve, Arsenal doli fitues në derbin londinez duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat 1-0. Të vetmin gol në ndeshje e shënoi i shumë kritikuari Olivier Giroud i cili shfrytëzoi mjaft mirë një asistim të Theo Walcott për të mposhtur portjerin mysafir Hugo Lloris (23').
Si Arsenali ashtu edhe Tottenham kishin shumë raste për shënim deri në fund, megjithatë portat mbetën të paprekura, ndërsa Arsenal merrë tre pikë mjaft të merituara nga ky ballafaqim i vështirë.
Në këtë sfidë, minutazh kishte edhe i rikthyeri në Arsenal Mathieu Flamini ndërsa edhe tek Tottenham prurja e re Erik Lamela i cili u inkuadrua në pjesën e dytë.
Me këtë fitore, Arsenal ngjitet në pozitën e katërt me 6 pikë të grumbulluara pas 3 javëve të zhvilluara në Premier Ligë./veqsport
Category: Top