Basha nuk luan as ndaj Qipros
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, do të mungojë në të dyja ndeshjet e radhës së Shqipërisë.
Basha ka pësuar një lëndim në nyjën e këmbës së djathtë, që i pamundëson atij të luajë në dy ndeshjet e fundit të vlefshme për kualifikimet për Botëror.
“Fatkeqësisht nuk do të mund të luaj kundër Zvicrës dhe Qipros, pasi ende kam probleme me këmbën. Të shtunën do të rikthehem në Torino”, ka thënë Basha për Gazetën Express.
Category: Futboll
0 Komente