Ronaldo: Portugalia do ta kryesojë grupin
Cristiano Ronaldo është i bindur se Portugalia do ta kryesojë grupin F dhe do të kualifikohet drejtpërdrejt në finalet e Botërorit 2014.
28-vjeçari, i cili shënoi hat-trick ndaj Irlandës së Veriut muajin e kaluar, shpreson të mposhtë Izraelin të premten dhe pastaj Luksemburgun të martën dhe të sigurojë kualifikim të drejtpërdrejt për në Brazil verën e ardhshme.
“Mbetem i bindur se ne do të jemi në gjendje ta sigurojmë kreun e grupit, edhe pse fati jonë nuk është krejtësisht në duart tona”, ka thënë Ronaldo.
Portugalia e humbi kreun muajin e kaluar, kur Rusia mposhti Izraelin dhe u ngjit në maje të tabelës. /Telegrafi/
Category: Futboll
0 Komente