Benzema i çliruar pas golit për Francën
Sulmuesi i Francës, Karim Benzema, ka shprehur kënaqësinë e tij pas golit të shënuar në fitoren prej 6-0 në miqësoren ndaj Australisë.
Benzema ndërpreu me golin e shënuar një seri të errët prej 1222 minutave pa realizuar për Les Bleus dhe ylli i Real Madridit nuk ka pasur si të mos jetë i kënaqur.
“Unë kam arritur të shënoj golin që ka peshuar shumë në kokën time”.
“Unë falënderoj gjithë ekipin që ka qenë prapa meje. Ishte mirë të jem i përkrahur nga publiku. Është edhe një ndeshje të martën ndaj Finlandës ku na duhet një fitore”, u shpreh Benzema.
Category: Futboll
0 Komente