Rooney refuzon të rinovojë
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka refuzuar që të fillojë bisedimet për rinovimin me klubin e tij, pasi që dëshiron të eksplorojë mundësitë për t’u larguar nga klubi.
Siç mësojnë mediat britanike, shtabi i Rooneyt kanë refuzuar tentimin e Manchester United për të hapur bisedime për zgjatjen e mëtutjeshme të kontratës së lojtarit që skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Rooney thuhet se po kërkon një sfidë të re te një klub që është pjesë e Ligës së Kampionëve dhe ku do të kishte pozitën e sulmuesit të pakontestuar.
Këto raporte vijnë pak ditë pasi Rooney pranoi zënkat me Sir Alex Ferguson pasi ky refuzoi ta aplikonte si sulmues ekstrem, por si sulmues të dytë. /Telegrafi/
Category: Futboll
0 Komente