Historia e Adnan Januzajt
“Djajtë e Kuq” i ofrojnë plot 60 mijë paund në javë nëse pranon të rinovojë por pas tij rendin edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit si: Barcelona, Bayern Munchen, Juventus, Milan apo edhe Manchester City, transmeton Albeu. I mjaftuan 2 golat ndaj Sunderland që ai të shndërrohej në kryefjalën e ditës në Angli dhe jo vetëm dhe përveç klubeve edhe kombëtaret u vunë në radhë për të, mes të cilave edhe Shqipëria.
Por historia e tij dhe e familjes së tij nuk ka qënë kaq e bukur. Familja Januzaj u detyrua të migronte për në Belgjikë në mënyrë që ti shpëtonte ushtrisë serbe dhe u vendos në Bruksel, aty ku ka ardhur në jetë edhe Adnani, më 5 shkurt 1995 dhe aty ku hodhi edhe hapat e parë të karrierës së tij.
ra menjëherë në sy të menaxherëve të futbollit duke bërë që për kartonin e tij Sir Alex Ferguson të paguante 300 mijë euro, gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Por një pjesë e mirë e familjes Januzaj jeton ende në Istog, madje xhaxhai i tij dhe bashkëshortja e tij kanë qënë edhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pra, me pak fjalë, Adnani ndjehet shqiptar po aq sa të gjithë ne, madje edhe më shumë se ne pavarësisht se nuk ka qenë kurrë, ka rrëfyer xhaxhai i tij për “Sportsmail”, ndërsa duhet theksuar faktin që ai është myslimani i parë që ka shënuar për Manchester United. Ditën e Kurban Bajramit Adnani lëshoi një mesazh në Facebook ku shkruante: “Gëzuar Bajramin të gjithë fansave myslimanë”. /Fish Media/
Category: Top
0 Komente