Adnan Januzaj e zgjodhi Anglinë?

Lina's | Thursday, October 17, 2013 | 0 Komente

Adnan Januzaj e ka zgjedhur Anglinë. Tabloidi britanik “Daily Mail” raporton lajmin sipas të cilit i riu me origjinë shqiptare ka vendosur të luajë për kombëtaren e Roy Hodgson, duke mos zgjedhur Belgjikën dhe Shqipërinë. Por më parë duhet zgjidhur një çështje. Federata Angleze e Futbollit (FA) duhet të mbajë një premtim duke mos marrë parasysh që talentit të Manchester United i duhen të ketë qenë 5 vjet rezident në Britaninë e Madhe, në mënyrë që të ketë menjëherë mundësi të luajë për “Tre Luanët”. Lajmi nuk është bërë ende publik nga FA apo vetë Januzaj por që me siguri nuk do të pritet mirë në Shqipëri. /Fish Media/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...