Shqipëria e 58-ta, bie për 13 pozita

Lina's | Thursday, October 17, 2013 | 0 Komente

Shqipëria renditet në pozitën e 58-të, në renditjen e re të publikuar sot nga FIFA. Kuqezinjtë tash gjenden 13 pozita më poshtë, në krahasim me renditjen e muajit të kaluar. Rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit në eliminatoret për Botërorin 2014 kanë bërë që ekipi i Gianni De Biasit ta pësojë këtë rënie. Ndërkohë, Spanja vazhdon të jetë në krye të tabelës duke lënë pas Gjermaninë dhe Argjentinën, ndërkohë që surpriza e këtij muaji mund të quhet Belgjika dhe Zvicra, të cilat renditen në vendin e pestë dhe të shtatë duke lënë pas emra të mëdhenj si: Itali, Holandë dhe Angli. Brazili i Luiz Felipe Scolarit nuk renditet as në Top 10 po duhet të kënaqet me vendin e 11, ndërsa Franca renditet vetëm e 21-ta. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...