Ja super makina e re e Ronaldos
Cristiano Ronaldo është lojtari tipik i mileniumit të ri. Jo vetëm për shkak se posedon klas të lartë dhe statistika marramendëse të golave të shënuar, duke thyer çdo rekord që i del përpara. Ai posedon një trup perfekt të ndërtuar, femra të bukura, super makina, disa shtëpi luksoze dhe shumë sponsorë. Kur jemi te veturat, ajo e fundit, siç shihet në fotografi, është një bolid që përmban gjithçka, pra nuk i mungon asgjë. A mund të mungonte një veturë e tillë në garazhin e njërit prej futbollistëve më të pasur të planetit? /Fish Media/
Category: Top
0 Komente