Ramos bën ‘çmenduri’ në stërvitje, çfarë super gola (Video)
Spanja po i vazhdon përgatitjet për sfidat kualifikuese për Botërorin 2014 ndaj Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë. Gjatë stërvitjes së djeshme të ‘Stuhisë së Kuqe’ protagonist ishte Sergio Ramos. Mbrojtësi i Real Madridit ishte autor i dy golave spektakolarë. Të parin e realizoi me thembër, ndërsa të dytin me një volej, duke mos i dhënë rast portierit Iker Casillas të intervenojë. Shijoni këta super gola të të ‘çmendurit’ Ramos. /Fish Media/
Category: Top
0 Komente