Low: Kualifikimi shkoi mirë
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, u shpreh i kënaqur me kualifikimin e Gjermanisë për Botërorin 2014, i cili u sigurua pas fitores ndaj Irlandës.
Sami Khedira, Andre Schurrle dhe Mesut Ozil realizuan për të siguruar që ekipi të mbetet i pamposhtur në Grupin C dhe Low lëvdoi paraqitjen e djemve të tij.
“Në përgjithësi ishte paraqitje e mirë, por ka reparte ku duhet të përmirësohemi”.
“Në përgjithësi ishte kualifikim i mirë. Ne fituam tetë nga nëntë ndeshjet dhe e nënta (ndaj Suedisë) është dashur të jetë po ashtu një fitore”.
“Ekipi kreu punën. Ndaj Irlandës ne qëndruam të durueshëm dhe krijuam raste në momentet e duhura”.
“Gjëra të vogla duhet të përmirësohem, por unë shoh dy pika: Ne duhet të jemi më stabil në mbrojtje dhe të luajmë më mirë në finalizim”, ka potencuar përzgjedhësi gjerman.
Category: Futboll
0 Komente