Kasami t’ia dëshmojë kualitetet Liverpoolit
Mesfushori i Fulhamit, Pajtim Kasami, dëshiron t’i tregojë Liverpoolit se ka gabuar që e ka lëshuar rastin për të nënshkruar me të.
Shqiptari me nënshtetësi zvicerane kaloi tetë muaj në prova te gjiganti anglez si tinejxher, por humbi shansin për të nënshkruar kontratë të përhershme për shkak të dokumentacionit. Ai të shtunën do të rikthehet në Anfield kësaj here me fanellën e Fulhamit.
“Shkoi mirë, por kisha disa probleme me dokumentet pasi isha i ri. Kam një bollëk kujtimesh nga koha ime këtu. Kam takuar shumë njerëz të mirë”.
“Luajta dy miqësore për rezervat, me lojtarë si Steven Gerrard, Fernando Torres dhe Xabi Alonso. Mezi pres të shkoj atje sërish”, ka kujtuar Kasami. /Telegrafi/
Category: Futboll
0 Komente