Australian Open: Dhunё nё mes tё tifozëve serb dhe boshnjak

dardanmiftari | Friday, January 23, 2009 | 0 Komente

Nё publikun e Australian Open ka shpërthyer dhunё nё mes tё tifozëve serb dhe atyre boshnjakё, pas ndeshjes nё mes tё tenistit serb Novak Djokovic dhe atij boshnjak Amer Delic, i cili mbron ngjyrat e SHBA-ve.
Policia ka arrestuar dy persona dhe ka nxjerrё jashtë fushave 30 tё tjerё, pasi përkrahësit rival filluan tё hedhin karrige dhe tё goditen me grushta dhe shkelma. Zёnka kishte filluar jashtë qendrave sportive, ndërsa pastaj kishte shpërthyer nё brendi tё Melbourne Park. Ngjashёm ndodhi edhe dy vite mё parё kur po nё Australian Open, 150 tifozё kroat dhe serb u kacafytёn. Ndeshja nё mes tё tenistit serb dhe atij boshnjak u fitua nga Djokovic, 3-1 nё sete (6-2, 4-6, 6-3, 7-6).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...